Kompania

Muqa Solar Company” shpk është kompani vendore e cila merret me promovimin e energjisë efiqiente. Kompania bënë shitjen, monitimin dhe instalimin e produkteve  solare.  Ka pronar  Xhevat Muqa dhe funksionon që nga viti 2012.

“Muqa Solar Company” është përfaqësues dhe distributor për Kosovë dhe Shqipëri i
kompanisë Austriake “SONNENKRAFT” që nga viti 2008,
kompanisë Austriake  “KIOTO”          që nga viti 2010,
kompanisë Gjermane  “EFFEKTA”            që nga viti 2012,
kompanisë Austriake  ” Pumpmarkers ”     që nga viti 2016,
kompanisë Austrake   ” Carpet Cleaner “   që nga viti 2016,
kompanisë Austriake  ” Fronius “            që nga viti 2017,
kompanisë Gjermane  “Glen Dimplex”    që nga viti 2018,

Sistemet efiçiente të cilat , duke shfrytëzuar energjinë diellore gjenerojnë ngrohje, ftohje, ujë, dhe energji

elektrike dhe ofrojnë një zgjidhje afatgjatë dhe kthim investimi në kohë të shkurtër.

Por ajo çka konsiderohet si theksi kryesor kur përmendet termi “Panele Solare” apo “Përdorimi i energjisë termike” janë benefitet e shumta që përfitojmë nga ato, duke përfshirë arsyet ekonomike, financiare, ambientaliste dhe arsye tjera që e bëjnë të domosdoshëm aplikimin e energjisë së ripërtërishme për shtëpinë, biznesin apo fabrikën tuaj.

Përvoja jonë disa vjeçare në fushën e ndërtimtarisë, hidro-sistemeve dhe kuptimi i nevojave të klientit, arsyeja bazë e funksionimit tonë, ka ndikuar që të fokusohemi në Industrinë e Energjisë Solare, njëkohësisht industrinë e së ardhmes, kursimit dhe rigjenerimit. Të pajisur me sisteme efiçiente, staf të kualifikuar dhe pajisje të teknologjisë së fundit të testuara ndërkombëtarisht, Muqa Solar Company është e udhëhequr nga dëshira dhe motivi për t’iu ofruar sisteme solare më efiçiente, ekonomike dhe më stabile. 

Kompania është thellësisht e përkushtuar që klientëve të saj të ju ofroj sisteme të cilat  i ndihmojnë ata në praktikën ditore dhe mundësojnë zvogëlimin e shpenzimeve për energji, si në sektorin familjar ashtu dhe në atë afarist.

“Muqa Solar Company” organizon trajnime të shumta me inxhinier të termoenergjetikës, instalues të hidroteknikës dhe studentë të drejtimeve përkatëse brenda dhe jashtë vendit përkatësisht në akademinë e SONNENKRAFT në Austri. Ajo gjithashtu ka kontratë bashkëpunimi dhe shkëmbimi akademik me Universitetin  UBT në programe hulumtuese në fushën e Energjisë Efiqiente.

Dielli është miku ynë, bashkëpunëtori dhe industria jonë.